Taulant Seferi tregon përse braktisi Maqedoninë dhe zgjodhi Shqipërinë

Taulant Seferi ishtë një nga lojtarët e rinj të Kombëtares, gjatë ndeshjeve me Turqinë dhe Moldavinë.

Sulmuesi i cili luan në Zvicër me Ksamaksin, ka qenë pjesë e të rinjve të Maqedonisë, por më pas vendosi të përfaqësonte kombëtaren shqiptare. Kjo sipas tij erdhi, pasi ishte një zgjedhje zemre.

Sulmuesi me origjinë nga Kumanova, ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit të Ksamaksit, ku ka folur për Kombëtaren dhe ndeshjen ndaj Jang Bojsit.

Ndeshjet e Kombëtares? “Kam pasur momente të kënaqshme me shokët e skuadrës dhe ishte një përvojë e mire për mua dhe një javë me të vërtetë shpërblyese. Unë shpresoja të luaja, por është trajneri është ai që vendos. Unë do të mbaj mend gjatë këtë  grumbullim të parë me kombëtaren dhe shpresoj të thirrem në të ardhmen”.

Pse Shqipëria? “ Unë luajta me të rinjtë e Maqedonisë, por në fund dëgjova zemrën time dhe zgjodha Shqipërinë”.