‘Nuk të mbështes nëse nuk ia mbledh qeverisë!’ Presidenti ‘braktiset’ nga gruaja e tij

Gruaja e presidentit nigerian ,Muhammadu Buhari, ka paralajmëruar të shoqin se nuk do ta mbështesë atë në zgjedhjet e ardhshme nëse “ai mbledh qeverisë së tij”.

Në një intervistë për BBC, Aisha Buhari tha presidenti "nuk i njeh", shumicën e zyrtarëve të lartë që ka caktuar.

Zoti Buhari është zgjedhur vitin e kaluar me një premtim për të luftuar korrupsionin dhe nepotizmin në qeveri.

Vendimi i gruas së tij për të bere publike  shqetësimet e saj shokoi shumë njerëz, por kjo tregon nivelin e pakënaqësisë mbi udhëheqjen e presidentit, i thotë Naziru Mikailu BBC-së në kryeqytetin Abuja.

Presidenti nga ana tjetër zgjodhi një përgjigje më filozofie duke thënë se ai "nuk i përket askujt dhe i perket të gjithëve".