Ngjela: Macron-i i vogël të plasë nga marazi. Franca s'i bën dot gjë Shqipërisë

Shpërthim i jashtëzakonshëm, i paparë ndonjëherë, i avokatit shumë të njohur dhe shumë të ditur, Spartak Ngjela.
Lexoni statusin e tij dhe do të mbeteni pa mend. Lexoni dhe do të kuptoni se ku qëndron xhelozia e Francës ndaj Shqipërisë!
Vetëm mendja e rrallë dhe gjeniale e avokatit, mund të bëjë këtë zbulim…

"Xhelozia e politikës franceze", thotë avokati,  është aleanca primare dhe e fuqishme shqiptaro-amerikane. Ky është sekreti që fsheh i vogli Macron, le të pëlcasë nga marazi.

Për herë të parë, që nga koha e Enver Hoxhës dhe deri sot, ky është zbulimi më i madh dhe kjo është goditja më fatale, që i jepet Francës nga Shqipëria.

As babai i Spartakut, Kiço Ngjela, ish eksponent i lartë i Partisë së Punës dhe as vetë Enver Hoxha, nuk kanë guxuar ta godasin Francën në këtë mënyrë kaq vdekjeprurëse, shkruan TPZ.al.

Postimi i plotë i Spartak Ngjelës:

Asnjë gjë nuk i bën më dot Franca Shqipërisë.

Ajo ishte, në fakt, fuqia retrograde që i dha në vitin 1912 Serbisë dhe Greqisë mbi 80 mijë kilometra katrorë territor shqiptar.
Asgjë nuk i bën dot më sot Shqipërisë. Shqipëria sot është aleatja më e madhe në Ballkan e Shteteve Bashkuara dhe Gjermanisë.

Rruga e Shqipërisë sot është likuidimi i korrupsionit antikombëtar të lidershipëve politikë të të dy krahëve të politikës.Të tjerat janë pas dhe vijnë mbrapa.

Rusia dhe Franca janë në dekadencë nga borxhet. Asgjë nuk i bëjnë dot Shqipërisë.
Bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor do bashkim me skemë të plotë, dhe të dy shtetet shqiptarë, Shqipëria dhe Kosova, duhet të bashkohen sa më shpejt që të jetë e mundur, me ndihmën e madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Xhelozia e politikës francezë është aleanca primare dhe e fuqishme shqiptaro-amerikane. Ky është sekreti që fsheh i vogli Makron. Le të pëlcasë nga marazi! Shqipëria tani ka filluar reformimin real të historisë së saj në Ballkanin Perëndimor.
Kjo është e vërteta.
Asgjë nuk i bën dot nesër politika franceze të ardhmes historike të Shqipërisë natyrore në Ballkanin Perëndimor… dhe aleancës së fuqishme shqiptaro-amerikane.

Le të veprojë si të dojë i vogli Makron…