'Të lagi me shampanjë'/ Vetëm kënga e Getoarit u ngeli pa e kënduar për 'hapjen' e negociatave

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi mendon se mos hapja e negociatave është vetëm për faj të qeverisë.

Sipas saj opozita prej kohësh ka kërkuar një pakt kombëtar për integrimin, por kjo nuk është dëgjuar nga qeveria.

Por në lidhjen live për Opinion nuk munguan as batutat e kryetares së LSI lidhur me festën dhe dekorimet e Ramës një vit më parë, për suksesin në “hapjen” e negociatave.

"Ju kujtoj që në një transmetim tuajin përpara disa muajsh ju kam treguar statusin e z. Rama, statusin e Knut Fleckenstein, Romana Vlahutin, Donald Tuck që hapën shishen e shampanjës, vetëm kënga e Getoarit u ngeli pa e kënduar “Të lagi me shampanjë” për hapjen e negociatave", u shpreh ndër të tjera Kryemadhi. /SYRI.net