Fenerbahce dërgon sakutin e saj për të parë futbollistin kosovar

Skuadra e Fenerbahces pasi afrojë,Vedat Muriqin, po mendon edhe për një emër tjetër nga Kosova.

Klubi turk ka dërguar një skaut të saj në Kosovë për ta parë nga afër objektivin e tyre.

Fjala është për mbrojtësin e djathtë Florent Hadergjonaj, i cili ka shkëlqyer në ndeshjet me Kosovën.

Ish-portieri legjendar i Fenerbahces, Volkan Demirel ka qenë prezent në Prishtinë për ta parë nga afër Hadergjonajn në ndeshjen ndaj Malit të Zi, dhe duket se ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e tij, e në merkaton e janarit pritet të kemi një ofertë nga klubi turk në drejtim të Hadërgjonajt.