De Laurentis: Insigne të mendojë për fushën!

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, foli sot për mediat italiane. De Laurentis preku disa tema të rëndësishme në kampin napoletan siç janë merakto dhe çështja Insigne.

Ky i fundit është i pakënaqur me minutazhin dhe faktin që trajneri Anceloti e ka çuar në tribunë.

"Insigne të mendojë për fushën, kaq! E di trajneri kur është në formë dhe kur nuk është. Nuk duhet të flasë as me Raiola dhe me askënd. Trajneri është kryefamiljari i Napolit dhe, duke qenë se nuk e dërgo në djall disa herë, e dërgon në tribunë", u shpreh presidenti i Napolit.