Ish-përgatitësi fizik: Ronaldo edhe 40 vjeç do të luajë në nivele të larta!

Ish-përgatitësi fizik i Cristiano Ronaldos beson se CR7-ta nuk do të dorëzohet lehtë.

Valter Di Salvo, ish-përgatitës fizik i portugezit ka shfrenuar fantazinë duke deklaruar se Cristiano mund të luajë në nivele të larta deri në moshën 40-vjeçare.

“Cristiano Ronaldo mund të luajë në nivele të larta deri në moshën 40-vjeçare”, ka thënë Di Salvo për të përditshmen italiane, “Tuttosport”.

 “Aspekti mental është vendimtar. Ky aspekt i tij nuk mund të krahasohet me të lojtarëve të tjerë. Karakteristikat e tij ia mundësojnë të shënojë ende shumë gola dhe në mënyra të ndryshme. Fizikisht është mirë, e menaxhon trupin e tij në mënyrë të shkëlqyer”, ka përfunduar Di Salvo.

Ronaldo është njëri prej sportistëve me fizikusin më të mirë në botë.