15 vite nga debutimi, flet lojtari që kishte detyrë të markonte Messin: E mbaj mend që...

Kanë kaluar plot 15 vite nga debutimi i Lionel Messit te skuadra e Barcelonës në fitoren 1-0 kundër rivalëve të Espanyol.

Lojtari që kishte detyrë të markonte Messin në atë ndeshje, David Garcia, ka thënë se nuk ishte i impresionuar nga ajo që pa tek argjentinasi.

Messi në atë ndeshje kishte zëvendësuar Decon, në minutën e 82’-të të ndeshjes.

“Ne lojtarët e Espanyolit e dinim shumë mirë kush ishte Messi pasi kishim parë disa ndeshje me skuadrën B”, tha fillimisht Garcia për ‘Goal’.

“Markimi ishte normal, ai nuk kishte madhështinë që ka sot ndaj nuk kishte nevojë për shumë vëmendje. Nuk mbaj mend asgjë të veçantë nga kjo përballje pasi ishte si gjithë lojtarët e tjerë”, përfundoi ai.