VIDEO/ Conte nuk e ndal stërvitjen e Interit edhe pse bie shi

Antonio Conte ka bërë një ndryshim drastik tek skuadra e Interit. Këtë e dëshmon më së më miri edhe një ndodhi në qendrën stërvitore të zikaltërve.

Gjithmonë jemi mësuar që stërvitjet të ndalen kur nis shiu i rrëmbyeshëm. Por kjo nuk ndodh me Conten, për asnjë arsye. Ky i fundit i ka ftuar lojtarët e tij që të vazhdojnë të vrapojnë dhe mos të ndalen. Më pas do të kishte edhe lojë me top, pavarësisht se fusha ishte në gjendje të rënduar.

Në këtë mënyrë edhe vetë lojtarët përjetuar një ndjenjë disi më ndryshe, pavarësisht se mund të rrezikonin edhe një dëmtim në ato kushte.