Zgjedhjet në Kosovë/ Vetëvendosja ankesë për mosnumërimin e 4639 fletëvotimeve

Në një postim në Facebook, Lëvizja Vetvendosja ka kërkuar të numërohen të gjitha fletëvotimet e ardhura nga mërgata.

Sipas saj, PZAP  të urdhërojë KQZ-në për numërimin e të gjithave votave. 

Mbrëmë u numëruan 13 491 vota. 

Postimi i plotë:

Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! ushtroi ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me mosnumërimin në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të 4639 të dërgesave postare me fletëvotime të ardhura nga mërgata.Mbrëmë u numëruan 13 491 fletëvotime të votuesve nga mërgata. Presim që PZAP, të marrë vendim brenda afateve ligjore dhe të urdhëroj KQZ-në, shërbimin për votimin jashtë vendit, që pa vonesë të procedojë për numërim të gjitha fletëvotimet e ardhura nga mërgata jonë.Arsyetimet procedurale që artificialisht po i mbivendosen vullnetit të lirë të zgjedhësve nga mërgata e cenojnë demokracinë. Andaj ato fletëvotime duhet të numërohen.