Agnesa Vuthaj tregon defektin që e ka lënë beqare

 Agnesa Vuthaj vazhdon të jetë njëra prej vajzave më të bukura shqiptare në qarkullim, ndërsa ende arrin të jetë “in”.

Modelja ishte e ftuar së fundmi në ‘Ftesë në 5’ ku foli për karrierën dhe si rrallëherë për jetën e saj private.

Vuthaj gjatë intervistët u shpreh se kohët e fundit ka qënë e zënë me biznesin e saj por e merr malli dhe për modelingun.

Gjithashtu Agnesa tregoi një moment kur e kishin bërë të dyshojë nëse duhet të bënte ndërhyrje në hundë dyshim i cili zgjati vetëm pak ditë.

Duke qeshur modelja shtoi se ndoshta është hunda ajo që e ka lënë ende pa gjetur partner.