Jo 24 orë, sportisti shqiptar nuk bën s*ks 15 ditë para ndeshjes

Ekziston një rregull për të gjithë sportistët sipas të cilës ato nuk duhen të kryejnë seks 24 orë para ndeshjes.

Për këtë ka folur vetë xhudisti shqiptar Indrit Çullhaj, i cili ka qenë i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora. Kampioni i Ballkanit u pyet për teorinë e 24 orëve dhe tha se ai e aplikon këtë për 10 ose 15 ditë për të qenë në formë në ndeshje.

Çullhaj u kërkoi vajzave, mes batutave dhe humorit, që të mos i bien telefonit gjatë asaj kohe.

Kelvi Kadilli: Është teoria konspirative që thotë se sportistët e suksesshëm nuk duhet të bëjnë seks 24 orë para ndeshjes. E aplikon këtë gjë?

Indrit Çullhaj: Po e aplikoj. Por jo 24 orë, kush e tha? Janë 10 ditë, 15 ditë.

Kelvi Kadilli: Nuk duhet të bësh seks 10 ditë që jesh mirë?

Indrit Çullhaj: Mos mi bini telefonit për 10 ditë (qesh). Është normale. Për sportin e xhudos që është agresiv gjithë kohës, edhe truri, mendja, lëvizjet janë gjithë kohës agresive. Kur rri një femër zbutesh dhe kur shkon atje do fillosh nga e para që të bëhesh më i fortë, je edhe më i fokusuar, të gjitha ndikojnë nga pak.