Vrasja në Kavajë, merret në hetim Marsida Qatja për drogë

Ka zhvillime të reja lidhur mbi ngjarjen e ndodhur në Kavajë disa ditë më parë ku mbeti i vrarë shtetasi Dritan Hoxhalli dhe mbeti i plagosur shefi i sigurisë në burgun e Durrësit, Bledar Toçi.

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet ndaj Marsida Qatjas, shtetases në banesën e së cilës u zhvillua ngjarja.

Marsida Qatja është marrë e pandehur  për akuzën e përshtatjes së ambienteve për drogë, pasi në banesë në momentin e ngjarjes iu gjet një sasi kokaine për përdorim vetjak.

Qatja ka qenë shumë konfuze në deklarimet e saj përballë policisë dhe në media, duke qenë shpesh kontradiktore.