Gjigantët nga Serie A po kërkojnë të transferojnë Rakitic

Ivan Rakitic po kërkohet nga tre skuadra nga Serie A.

Mesfushori kroat po kalon momente të vështira te Barcelona, duke humbur vendin e titullarit pas transferimit te Frenike de Jong nga Ajax.

Mediet në Itali raportojnë se Juventus, Milan dhe Inter janë vënë pas Rakitic, që në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Sevillas.

Për Rakitic ka pasur interesim edhe nga Manchester United, por që së fundi është larguar nga gara.