FOTO dhe EMRAT/ Shpërndanin kokainë dhe kanabis, kush janë dy shqiptarët e dënuar nga gjykata britanike

Dy shqiptarë janë dënuar me 32 muaj burg, pasi pranuan se ishin furnitorë të kokainës dhe kanabisit në vlerën e 23 mijë eurove në zonën e Brightonit.

Lajmin e bëri të ditur policia e Sussex në Britaninë e Madhe këtë të mërkurë.  

Shqiptarët e arrestuar janë Eraldo Saraseli, 20 vjeç si dhe Klaudio Ago, 27 vjeç, nga Bristol Gardens, Brighton.

Arrestimi i tyre u bë më 30 prill dhe secili prej tyre u akuzua për dy vepra penale posedimi me qëllim furnizimin me kokainës dhe kanabis në Neë Steine, Brighton.

Saraseli gjithashtu u akuzua për posedim të dokumenteve të rreme të identifikimit.

Shqiptarët u paraqitën në Gjykatën Hove Croën në 27 Shtator për tu njohur me masën e sigurisë.

Si ndodhi arrestimi?

Gjykata dëgjoi që policët e ekipit për parandalimin dhe hetimin e Brighton, më 28 prill në rrugën St James, dy persona ishin duke hyrë brenda një apartamenti në Neë Steine.

Oficerët kryen një urdhër kërkimi në banesë dhe gjetën një sasi të madhe droge dhe parash.

Por në këtë moment të dy shqiptarët kishin ikur.

Ata më pas arrestuan Klaudio Agon, i cili përputhej me përshkrimin e burrit tjetër të parë me Eraldo Saraseli, në Rrugën St James's.

Saraseli i pranoi akuzat dhe u dënua me dy vjet e tetë muaj.

Po ashtu edhe Klaudio Ago pranoi akuzat dhe ai gjithashtu u dënua me dy vjet e tetë muaj.

"Të dy shqiptarët do të depërtohen në Shqipëri pasi të kenë vuajtur dënimet e tyre",- shkruajnë mediet e huaja.