U-17/ Shqipëria barazim pa gola në miqësoren me Malin e Zi

Shqipëria U-17 nuk ka marrë më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e dytë miqësore me bashkëmoshatarët e Malit të Zi.

Ndeshja është mbyllur në barazimin e bardhë 0 me 0, përtej rasteve të shumta për shënim dhe dominimit në lojë që kanë shfaqur kuqezinjtë tanë.

Pjesa e parë ka filluar me dominim total të skuadrës tonë, e cila merr menjëherë në kontroll frenat e lojës dhe kërkon portën kundërshtare nëpërmjet aksioneve të rrjedhshme.

Kapiteni Mitaj ishte ai që ju afruar më shumë golit, por fati nuk ishte me të si në ndeshjen e parë dhe topi i goditur prej tij përfundoi në shtyllë. Fraksioni dytë i lojës nis ashtu siç përfundoi e para, me skuadrën e Beqirit që kërkon fitoren dhe malazezët që qëndrojnë në gjysmëfushën e tyre.

Gjithçka mbyllet 0 me 0, dhe këtu përfundojnë edhe miqësoret për skuadrën e Elvin Beqirit që në muajin nëntor do të luajë “Qualifying Round”, ku do të përballen me Portugalinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.