Lojtari i Bayern-it: Nuk mund të luaj kurrë te Reali i Madridit

Theo Hernandez ka zbuluar se nuk do të vishte kurrë fenellën e Real Madrid-it.

Në një intervistë për "France Football", 23-vjeçari ka zbuluar se “Los Blancos” kërkoi informacione për të, por ai ka refuzuar një transferim për shkak të besnikërisë ndaj Atletico-s.

“Është e vërtetë se Reali donte të më blinte, por jo verën e kaluar. Megjithatë, unë e kam refuzuar sepse nuk mund t’i bashkohem kurrë Realit për shkak se kam mbrojtur ngjyrat e Atleticos”, tha ai.

Francezi u transferua te Bayern Munich për 80 milionë euro nga Atletico Madrid në merkaton e verës.