VIDEO/ Momenti i veçantë, futbollistët e Kosovës U21 kënduan njëzëri himnin Shqiptar

Shqipëria U21 fitoi mbrëmjen e djeshme ndaj Kosovës U21 me rezultatin 2-1, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Evropianit të këtyre grupmoshave.

Mirëpo përveç ndeshjes, një moment tejet i veçantë u regjistrua përpara fillimit të saj. Kur po luhej himni jonë kombëtarë, disa futbollistë të Kosovës filluan të këndonin njëzëri himinin.

Bëhet fjalë për futbollistët Marlind Daku, Gëzim Pepsi, Krashnik Hajrizi  si dhe mbrojtësi Lirim Kastrati, të cilët nuk i rezistuan dot tundimit, duke kënduar me zë, himnin shqiptar.

Në fund, të gjithë futbollistët e Kosovës e duartrokitën këtë moment emocionues, ashtu si në tribunat e stadiumit, ku tifozët e dy skuadrave ishin bërë bashkë e po këndonin njëzëri.