Shkupi afrohet me NATO-n, dy shtete europiane ratifikojnë Protokollin e anëtarësimit

Pas Italisë edhe Britania e Madhe e ka ratifikuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Në rrjetin social Facebook ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska shkruan:

“Ditë e mirë sot! Edhe Britania e Madhe e përfundoi procedurën për ratifikimin e Protokollit tonë për anëtarësim në NATO! Faleminderit!”,