VIDEO/ Sërish protagonist djali i Messit, shikoni çfarë i bën babait me ‘Këpucën e Artë’

Leo Messi ditën e sotme fitoi për herë të 6-të në karrierë “Këpucën e Artë”, një çmim që e vlerëson argjentinasin si golashënuesin më të mirë europian në sezonin e kaluar.

Dhënia e trofeut u organizua sot në Barcelonë, ndërsa kapiteni i katalanasve shoqërohej nga bashkëshortja, Antonela dhe dy fëmijët e tij, Thiago e Mateo.

Gjatw ceremonisw djali i vogël i Messit, Mateo “vjedh” vëmendjen e medieve pasi tentoi që t’i rrëmbejë babait të tij çmimin prestigjioz, shkruan SYRI.net.

Të shumta kanë qenë reagimet në rrjetet sociale për këtë rast, madje shumë prej tyre kanë shfrenuar fantazinë duke shkruar se: “Djali i Messit tenton t’i rrëmbejë Këpucën e Artë për t’ia dhuruar Cristiano Ronaldos”.