Getoari po sjell bashkëpunim me Shaolin Gang

Një bashkëpunim interesant po vjen në muzikën shqiptare.

Një varg postimesh të Blunt dhe Real bashkë me Getoar Selimin ngjallën dyshimet për një bashkëpunim të mundshëm mes tre emrave.

E nuk thonë kot se ku ka zë s’është pa gjë!

Lideri i ‘Babastars’ do të sjellë një bashkëpunim me Blunt dhe Real.

Burime të mediave pranë artistëve kanë bërë të ditur se kjo këngë e përbashkët tashmë e ka të finalizuar edhe videoklipin.

‘Xhirimet e fundit kanë përfunduar pak ditë më parë. Megjithatë, nuk ka ende një datë të caktuar se kur do të publikohet ky projekt’ – i kanë thënë burimet portalit.

Në prag të albumit të paralajmëruar dhe disa bashkëpunimeve të tjera që përfliten, ky bashkim forcash i Getit me Blunt dhe Real duket të jetë vetëm një prej krijimeve muzikore nga lista e gjatë e projekteve që po i përgatitë lideri i ‘Babastars’.