VIDEO/ Qeni argëton pronarin: qesh kur ai fillon ta përkëdhelë

Një qen u kap në kamerë duke argëtuar pronarin e tij me një buzëqeshje të pazakontë. 

Pamjet e qenit 11-vjeçar të quajtur Tiny u regjistruan në Devon në fillim të këtij muaji. 

Në video, pronari i Tiny shëtit nëpër shtëpi para se të afrohet tek qeni i tij dhe të fillojë ta përkëdhelë. Në këtë moment qeni fillon të argëtojë pronarin duke qeshur dhe duke bërë disa fytyra vërtet argëtuese.

Duket se është shumë i lumtur nga prania e të zotit dhe nuk e fsheh aspak gëzimin.

Videoja është ndarë në rrjetet sociale dhe ka shkaktuar jo pak humor në ueb.

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net