Berisha qësendis Ramën: Edvin Mafia ngeli sërish në klasë, ndiqeni monologun paranojak

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka qësendisur sot, dështimin e radhës të kreut të qeverisë, Edi Ramës, lidhur me mos hapjen e negociatave dhe e ka “përkthyer” me ironi, monologun e tij ku justifikohej për këtë humbje të re. “Edvin Mafia sërish dje ngeci në klasë! Këtu më poshtë keni monologun e tij paranojak!- shkruan Berisha dhe “citon” fjalët e Ramës:

"Fajin e ka Franca! Por dhe Britania e Madhe me Breksitin e saj. - ironizon ish-kryeministri. -  Nuk mbeta në klasë se nuk përmbusha asnjë nga kushtet e vendosura vjet! Ato nuk ishin për Shqipërinë, jo dhe jo! Madje edhe 9 kushtet e Bundestagut janë për Finlandën, jo për Shqipërinë! 

Për drogën, fajin e ka Amerika e Jugut!

Më 19 tetor, dielli do lindë sërish dhe punë e madhe se për të katërtin vit me radhë, negociatat nuk hapen, unë sërish do të gdhij më i pasur se vjet dhe përsëri do festoj, do t’ju shes hunjve të kuq, kushtet si fitore të Shqipërisë dhe humbje e Francës! Madje për inat të saj do festojmë këtë fitore, me shampanjë franceze!”