Duan t'u prishin banesat/ Tension në Shkozë mes banorëve dhe policisë

Tension në Shkozë në mës të banorëve të zonës dhe policisë e cila ka shkuar aty që të ndihmojë prishësit e banesave të këtyre banorëve pa asnjë lloj dëmshpërblimi nga ana e pushtetit.

Zona është rrethuar nga policia, e cila nuk po lejon banorët të afrohen në banesat që janë parashikuar të prishen pasi preken nga projekti i unazës së re.

Ndëkrohë në drejtim të kësaj zonë ka shkuar edhe Ish deputeti Aldo Bumçi i cili shkon në Shkoze, ku ka tension mes banoreve dhe policisë, pas një përpjekje të re për të prishur shtëpite pa dëmshperblim. Ai është në mbështeteje të banorëve.