Përleshje mes të burgosurve në burgun e Rrogozhinës, një prej të plagosurve me urgjencë drejt Tiranës
Përleshje mes të burgosurve në burgun e Rrogozhinës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në palestrën e burgut, ndërsa të përfshirë ka qenë 6 të burgosur.
Si pasojë, 6 të dënuarit janë plagosur, ndërsa njëri prej tyre është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Siç raporton gazetari i Syri TV, Migen Sejdini ai ka shfaqur shenja të dobëta jete, ndërsa 5 të tjerët janë mjekuar në spitalin e burgut.
Shkaqet e përplasjes mes të burgosurve janë ende të panjohura, ndërsa dyshimet e para flasin për një zënkë të çastit mes të burgosurve.