Shqiptarë e rumunë përgjakin klubin e natës në Itali, burra e gra theren me thika/ 8 të plagosur, 2 në pranga

Një mbrëmje tradicionale rumune përfundoi në sherr me grushte dhe me thika në Lido Tevere në Ponte San Giovanni në Itali.

Dy persona u arrestuan për tentativë vrasje dhe plagosje të rëndë, njëri prej të cilëve shqiptar.

Sipas mediave italiane, të dy kishin shkuar për të kaluar mbrëmjen në klubin e natës, ku takojnë ish-partneren e shqiptarit dhe pas kësaj nisi sherri.

Shqiptari dhe rumuni ishin të armatosur me thika dhe përfundimisht goditën me thikë gjashtë të tjerë për të shuar mosmarrëveshjen: dy shqiptarë, tre rumunë dhe një kosovar.

Dy agresorët gjithashtu u plagosën, ndërsa nga të plagosurit, tre janë rëndë, por jo në rrezik për jetën.

Dy gratë rumune 21 dhe 30 vjeç dhe një burrë 38 vjeç u plagosën rëndë dhe u transportuan në spitalin Santa Maria della Misericordia. Ata kanë plagë në qafë, shpinë, këmbë, kyçe, duke iu nënshtruar shumë qepjeve.

Hetimet janë duke u zhvilluar për të kuptuar cilat ishin arsyet e vërteta të mosmarrëveshjes dhe pse burri dhe gruaja shkuan në atë vend të pajisur me thika.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3.30 të natës mes të hënës dhe të martën.