Përshëndetja ushtarake, ja përse festimi i turqve nuk u transmetua në TV
Futbollistët e përfaqësueses së Turqisë nuk heqin dorë nga përshëndetja ushtarake, një veprim që i referohet ndërhyrjes ushtarakisht të shtetit të drejtuar nga Recep Taip Erdogan në Siri.
E bënë pas golit të shënuar ndaj Shqipërisë, në Stamboll, e ribënë në Paris, pas barazimit ndaj Francës.
Kjo përshëndetje ushtarake nuk u publikua në transmetimin e drejtpërdrejtë nga kompania mediatike “M6”.
Megjithatë, asnjë nga këto imazhe nuk u shfaq në televizion, edhe pse një foto e festimit u përhap shpejt në mediat sociale.
Grupi M6 tha të martën se ata kanë zbatuar “specifikimet e UEFA-s, në të cilat kërkohet të mos transmetojë asnjë shenjë apo banderolë me parakalime politike”.
Ndeshja u ndoq gjithashtu me 7.4 milionë shikues në Francë dhe 9.9 milionë në Turqi.