VIDEO/ Refuzoi përshëndetjen ushtarake, lojtari turk ‘shpërthen’ ndaj Çalhanoglu-s
Futbollistët e përfaqësueses së Turqisë nuk heqin dorë nga përshëndetja ushtarake, një veprim që i referohet ndërhyrjes ushtarakisht të shtetit të drejtuar nga Recep Taip Erdogan në Siri.
E bënë pas golit të shënuar ndaj Shqipërisë, në Stamboll, e ribënë në Paris, pas barazimit ndaj Francës.
Pikërisht kjo ka ngjallur shumë polemika kohët e fundit dhe për këtë arsye lojtari i Milanit, Hakan Çalhanoglu, nuk është bashkuar të festojë me shokët e tij në të njëjtën mënyrë.
Kjo nuk i ka pëlqyer aspak mbrojtësit Demiral, i cili menjëherë ka reaguar ndaj mesfushorit duke ngritur tonet e zërit.