Historike/ Koreja e Jugut zhvillon ndeshje futbolli me Korenë e Veriut. Rezultati
Është mbyllur në barazim pa gola, përballje historike mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut, të zhvilluar në kuadër të kualifikueseve për në Kampionatin Botëror.
Një ngjarje shumë e rrallë, që nuk ndodhte prej vitit 1990.
Takimi i sotëm u zhvilluar në kryeqytetin e Koresë së Veriut, pa praninë e spektatorëve, teksa ishte i pranishëm edhe presidenti i FIFA-s, Infantino.
Pavarësisht se marrëdhëniet mes këtyre dy shteteve nuk janë më si më parë, rregullat e koreano veriorëve vijojnë të mbeten strikte.
Në përballjen e sotme, nuk u lejua transmetimi live i sfidës, madje as mediat botërore.
Zyrtarët e Koresë së Jugut, raportuan për mediat e tyre, nga një sektor i veçantë i stadiumit, teksa drejtuesit e Koresë së Veriut kanë pranuar se pas ndeshjes, do t’i japin kundërshtarëve të tyre një DVD me ndeshjen e plotë.
Në fund gjithçka shkoi mirë, teksa të dy skuadrat mbetën të kënaqura me pikën e marrë.