Legalizme të paligjshme, procedohet ish kreu i Aluiznit Elbasan. Emri

Eshte proceduar nga policia e Elbasanit ish- Drejtori i Aluiznit në këtë qytet, për  veprat penale, "Falsifikimi i vulave , i stampave ose i formularëve" dhe " Shpërdorimi i detyrës".

Andon Lapa dyshohet se në vitin 2015 ka dhënë leje legalizimi  për një banesë në kundërshtim me ligjin .

Ja njoftimi i plotë i policisë Elbasan:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

• A.L., 36 vjeç,  banues në Sarandë , me detyrë ish- Drejtor i Aluiznit në Elbasan, për  veprat penale, "Falsifikimi i vulave , i stampave ose i formularëve" dhe " Shpërdorimi i detyrës", pasi ky shtetas në vitin 2015 ka dhënë leje legalizimi  për një banesë në kundërshtim me ligjin .

• G.B., 33 vjeç,  banues në Elbasan,  për veprat penale " Fshehja të ardhurave" dhe "Punësimi i paligjshëm", pasi në aktivitetin e tij privat punonte pa dokumentacionin përkatës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.