Po hanin darkë kur u mbijnë 'maskat' në derë: Goditen dhe grabiten dy pleq korçarë

Një çift pleqsh në Korçë, Foni dhe Afërdita Rapo, ndërsa kanë qënë duke ngrënë darkë, kanë parë miqtë e paftuar në derë: Persona të armatosur dhe me maska u kanë hyrë në shtëpi, i kanë goditur me qytën e pistoletës në kokë dhe u kanë vjedhur paratë. Të dy pleqtë tashmë ndodhen në spitalin e Korçës.

Grabitësisht kishin kapërcyer murin që rrethonte shtëpinë rreth orës 21:45. Ata u morën 70 mijë lekë pleqve dhe u larguan duke i lënë të tronditur.

Policia e Korçës ka nisur hetimin e ngjarjes.