Duka flet për të ardhmen e Reja-s: Plani ynë është që të …

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka komentuar fitoren 4-0 të marrë kundër Moldavisë.

"Kemi patur shumë emocione para ndeshjes, madje deri në momentin që Cikalleshi realizoi golin e parë. Duket si një fitore e lehtë, 4-0 në transfertë, një rezultat që nuk e kemi arritur asnjëherë. Por mesazhi para ndeshjes ka qenë se duhet të bënim kujdes, sepse këto ndeshje nuk janë të lehta", ka thënë ai për RTSH.

Debutuesit e rinj…

Ndeshje të tilla, janë më të vështira të përgatiten, se sa në ndeshje me stadiume plot, si me Francën. Kur konsiderohet një kundërshtar i lehtë, në këto raste duhet të tregosh se ke skuadër dhe bind për të ardhmen. Nuk dyshoja për një paraqitje të mirë sot. Kemi një skuadër që na jep shpresë për të ardhmen dhe do rritet shumë. Më erdhi keq për dy zëvendësimet, Kumbullën dhe Selahin, që u bënë shumë vonë. Publiku ndoshta do donte t’i shihte edhe më shumë. Trashi debutoi me gol, një dhuratë e bukur për kampionatin shqiptar, edhe për Kombëtaren. Edhe Manaj apo Bare, nuk kanë qenë titullar. Trashi, Kumbulla. TË kesh prurje të reja dhe të ruash rezultatin, s’është e lehtë.

Rinovimi i Rejës…

Nuk ka gjë për të diskutuar, veçse të ulemi dhe të diskutojmë strategjinë për Nations League dhe për Botërorin e ardhshëm.