De Biasi: Hysaj është një trashëgimi për Napolin, mbajeni!

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Ganni de Biasi ka komentuar situatën e vështirë që po kalon Napoli gjatë javëve të para në Serie A.

Në një prononcim për “Radio Marte”, tekniku italian, ka këshilluar Napolin që të mbajë mbrojtësin shkodran i cili ka dhënë kontributin e tij për këtë ekip.

"Zakonisht lojtarët bëjnë mirë me klubin, dhe kanë disi probleme të përshtaten me ekipin kombëtar. Por, e kundërta po i ndodh atij. Besoj se tek Napoli mund të ketë disa probleme, edhe pse nuk i di të çfarë natyre janë. Mendoj, gjithsesi, se ata mund t’i zgjidhin", tha fillimisht ai. 

HYSAJ? Hysaj është një trashëgimi për Napolin. Ata duhet ta mbrojnë e ta ruajnë atë. Hysaj ka dhënë gjithnjë kontributin e tij për atë ekip.