", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Tifozët e Celtic habiten nga xhonglimet e Metës: Presidenti më i lezetshëm në botë!

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shfaqur dje talentin e tij në rrjetet sociale. Kreu i shtetit publikoi një video duke xhongluar topin, teksa mbante të veshur fanellën e skuadrës së Celtic.

Ai shkroi: Përshëndetje të gjithë tifozëve të mrekullueshëm të ‘Celtic FC’, nga brigjet e Durrësit! Përshëndetje!’.

Sigurisht një gjë e tillë nuk kushte si të mos vihej re nga tifozët skocezë. Portali i njohur ‘The Scotich Sun’, ka publikuar disa nga komentet pikante të tifozëve skocezë, të cilët vlerësuan përpjekjet e presidentit të Shqipërisë.

 ‘Ndoshta ju jeni presidenti më i lezetshëm në botë ahha’, ka shkruar njëri prej fansave.

Ndërkohë që një tjetër më poshtë ka shtuar: ‘Të firmosë për Celtic’.