E konfirmon trajneri i Kilit: Ja sa mungon Alexis Sanchez

Alexis Sanchez pritet të mungojë 2-3 muaj.

Sulmuesi pësoi dëmtim të ligamentit në kyçin e këmbës gjatë barazimit 0-0 të Kilit me Kolumbinë.

Trajneri i përfaqësueses së Kilit, Reinaldo Rueda pranoi se ylli i tij mund të ketë nevojë për operacion për të përmirësuar problemin.

“Ai mund të përfundojë keq”, tha ai në një konferencë për shtyp.

“Interi, klubi i tij, do të vendosë. Mund ta humbim për dy ose tre muaj. Është keq sepse ai kishte filluar të luante përsëri me Interin dhe të shënonte gola, ndërsa gjithashtu të luante në Champions League”.

“Ai ishte i lumtur dhe super i motivuar. Tani duhet të presim për këto orë vendimtare”, tha ai.

30-vjeçari është huazuar nga Manchester United.