‘Gishtin ky popull e ka hak.’-Iriqi bisedon me Boschardt

Iriqi: - Nuk e mbajte dot veten dhe e ngrite gishtin. Pse?

Boschardt: - E ngrita me qëllim, jo spontanisht. Doja t’u thoja popullit shqiptar se meriton jo gishtin, por krahun. Ndaj mos e merrni sikur e ngrita gabim.

Iriqi: - Mendoni se populli do krahun?

Boschardt: - Po. Se nuk ka shpjegim që të lejojë një kryeministër si Rama.

Iriqi: - Po ju e keni mbrojtur Ramën përherë.

Boschardt: - Prapë do e mbroj. Unë nuk kam ardhur veç për një rrogë këtu. Kupton sa vend i vështirë është Shqipëria? Kur të gjithë vrapojnë për në Gjermani,unë vrapoj nga Gjermania për në Tiranë. Pra, do e kap një kokërr leku. Rama ma jep, unë leh. Le ta provojë Basha e unë do leh dhe për të.

Iriqi: - Po ti nuk punon përdorues gishti?

Boschardt: - Mendoj se në Shqipëri nuk ka nevojë fare për OSBE. Nga që këtu të drejtat e njeriut shkelen çdo minutë. Ja, u miratua ligji që ndalon bllokimin e rrugëve. Pra ndalohen protestat që gjoja i mbron kushtetuta se protestat në rrugë bëhen, jo në pishina apo nëpër shtëpia. Mendoni sikur Merkel të kishte një ligj  të tillë ç’do bënin gjermanët! Do bllokonin rrugën e shtëpisë së Merkelit. Ndërsa në Tiranë arrestohen protestues e populli hesht. Pra gishtin e ka pak, krahun t’u tregoja dje atyre protestuesve që bërtisnin ‘Rama ik!’ Rama nuk ikën me qetësi e dashuri. Ikën me protesta dhe me dhunë. Ndryshe shpejt në Tiranë do ngelem unë dhe qeveria.

Iriqi: - Po për kodin e ri zgjedhor ç’mendon?

Boschardt: - Po mos u fut Rama në burg s’ka kod që e pengon të vjedhë. Ka miliarda në xhep. Kur më bleu mua pse mos blejë Nuriun.

Iriqi: - Kush është Nuriu?

Boschardt: - Nuriu është Bedriu, Avniu, Ganiu...pra zgjedhësit që nuk sigurojnë dot ushqimin. I josh Rama me dymijë lekë e ja u sigurua fitorje. Ama ekonomia poshtë e më poshtë e njerëzit tufa, tufa drejt Evropës.

Iriqi: - Pra...

Boschardt: - Pra ikë dhe ti Iriq se nuk do gjesh as ferra pas ca vitesh. E do më kujtosh e do thuash: ‘Kishte të drejtë Boschardt që këtij populli të përgjumur i tregoi gishtin! Krahun e ka hak!’