Conte: Kemi diferenca me Juventusin dhe Napolin, por...

Antonio Conte është i ndërgjegjshëm se Interit të tij i mungon ende diçka për të qenë në nivelin e Juventusit, apo edhe Napolit.

Së fundmi, në një intervistë tekniku shprehet se zikaltrit duhet të vazhdojnë të punojnë dhe të mos i vendosin limite vetes së tyre, por të jenë të vetëdijshëm se mund të ndryshojnë rrugëtimin e fatit.

“Unë besoj se të ëndërrosh nuk kushton asgjë, si për tifozët e Interit ashtu edhe për ato të Napolit e të skuadrave të tjera. Por, pastaj duhet të bëhemi objektiv dhe të shohim realitetin në sy. Sipër nesh janë dy ekipe: Është Juventusi në majë dhe më pas Napoli, një skuadër e ndërtuar në vite. Ka diferenca, por ne kemi nisur punën përmes seriozitetit për të shkurtuar këto diferenca dhe për t’iu dhënë kënaqësi tifozëve.

Nga kjo pikëpamje duhet të jemi kurajozë duke pasur një vizion të qartë për të tashmen. Duhet të punojmë por pa vendosur limite. Duhet të jemi realistë, por të vetëdijshëm se mund të ndryshojmë rrugëtimin e fatit”, tha Conte.