FOTO/ Aksident i frikshëm në Korçë, përplasen 3 makina

Një aksidenti i frikshëm ka ndodhur në Korçë mëngjesin e sotëm.

Fatmirësisht nuk ka viktima, por vetëm persona të lënduar.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se përplasja e tre makinave ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Dishnicë.

Nga përplasja e fortë personat që ndodheshin në mjete kanë marrë plagë, por sipas të dhënave të para janë jashtë rrezikut për jetën.

Dëmtimet materiale janë të shumta.