Dëmtohet Alexis Sanchez, shkak bëhet futbollisti i Juventusit

Interi ka marrë një lajm mjaft negativ nga miqësoret e zhvilluara këto ditë mes skuadrave të Amerikës Latine.

Kjo pasi në ndeshjen e Kilit ndaj Kolumbisë është dëmtuar Alexis Sanchez, i cili ka një problem në kavilje.

Një dëmtim i zakonshëm për shumëkënd, por jo për tifozët e Interit, të cilët insistojnë se këtë dëmtim ia ka shkaktuar Huan Cuadrado i Juventusit.

Në fakt, në momentin e dëmtimit, dy lojtarët ishin në një dyluftim me njëri-tjetrin kur Sanchez u rrëzua dhe përfundoi duke shtrënguar kaviljen mes dhimbjeve.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë videot dhe kanë nisur protestat pa fund të tifozëve interistë ndaj Cuadrados, duke e cilësuar të qëllimshme ndërhyrjen e tij ndaj Alexis Sanchez.