Basha garanton mbështetjen për banorët e Unazës së Re: Me të gjitha format, sipas marrëveshjes

Kryetari i opozitës Lulzim Basha u tha ditën e djeshme mediave, gjatë protestës së Unazës së Re, se opozita do ta mbështesë “me të gjitha format dhe mënyrat që kemi parashikuar edhe në marrëveshjen që kemi nënshkruar me banorët e Unazës së re, marrëveshje të cilën e keni në dispozicion, e keni transmetuar live, dhe ju ftoj ta hapni e t’ja bëni publike qytetarëve.

Opozita është në sheshe, nuk ka ikur kurrë nga sheshet dhe rrugët. Është në krah të qytetarëve, është e vendosur ta çojë deri në fund betejën e saj për liri dhe demokraci," theksoi Basha.