Analisti Gura/ Diplomat langaraq, prapë 'Syrin' do akuzoni!!

Analisti Hysni Gura, përmes një postimi në rrjetet sociale, komenton gjestin e turpshëm të ambasadorit të OSBE në Tiranë, Berndt Borschardt, i cili u tregoi gishtin e mesit protestuesve që gjendeshin para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Sipas tij, gjesti i ambasadorit është gjest i njëp langaraqi.

"Tani "syrin" mund ta akuzojnë për panik! Por kjo ishte edhe foto edhe video ku një ambasador shan si langaraq qytetarët e një vendi ku ka shkuar në shërbim!", shkruan Gura.