Flamuri shqiptar tërbon serbët, ndërpritet ndeshja pasi tifozët futen në fushë!

Miqësorja mes Brescias dhe Vojvodina në Orzinuovi të Brescias u ndërpre pikërisht sepse tifozët serbë janë tërbuar nga flamuri shqiptar.

2-3 tifozë shqiptarë janë ngjitur në rrethimin e fushës dhe kanë shpalosur flamurin shqiptar dhe simbolet kuqezi, duke bërtitur "Kosova është Shqipëri!".

Më pas, tifozët serbë kanë hyrë në fushë dhe kanë vrapuar drejt vendit ku ndodheshin shqiptarët, që të paktë në numër, 2 ose 3, kanë vrapuar dhe janë larguar, por gjesti i tyre ndërpreu ndeshjen.