Arrestimi i Balliut dhe protestuesve te 'Astiri'/ Përfaqësues të PD nisen drejt Drejtorisë së Policisë

Në mbyllje të protestës së banorëve të Astirit, ku kësaj proteste iu bashkua edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, policia ka shoqëruar ish deputetin e PD Klevis Balliun dhe disa qytetarë. Sipas raportimeve paraprake, bëhet fjalë për 6 qytetarë.

Ata janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, aty ku po shkojnë edhe përfaqësues të Partisë Demokratike.

Kjo nuk është hera e parë që protestuesit e Astirit shoqërohen apo arrestohen.

Ditën e sotme, Gjykata e Tiranës la në burg tre të arrestuarit e datës 10 tetor.

Emrat e të shoqëruarve:

Klevis Balliu

Dritan  Noku

Arend  Bushi

Andi Murataj

Andi Sharra

Ervis  Hysnelli

Kujtim Ylli

Gojart Duro