Motra feston ditëlindjen, Klea Huta i bën një dedikim special

Klea Huta është një ndër vajzat më të komentuara në rrjetet sociale. Artistja nuk nguron të ndajë me ndjekësit shumë moment nga jeta e saj private.

Ajo na ka treguar se ka një lidhje të ngushtë me motrat e saj. Dita e sotme për Klean nuk është e zakonshme, pasi motra e saj Ledia feston ditëlindjen, shkruan Xing.

Përmes një postimi të ndjerë në instagram, artistja ka shprehur fjalët më të bukura për të motrën. Duke i uruar një ditë të bukur dhe sa më shumë lumturi, ajo ka postuar në instastory një foto ku duket Ledia mjaft sharmante.

“Falenderoj Zotin që e bekoi datën 13 tetor me jetën tënde. Eni dhe unë jemi shumë krenare për atë që ti je bërë sot. Një zonjushë e vërtetë dhe një profesioniste me një yll në ballë! Sa shumë lumturi me shëndet uroj sot për ty e vogla ime. Sukseset mos të shterofshin. Edhe 100 jeta e motrës! Si dhuratë për datëlindje ka aq shumë projekte, sa mezi presim t’i shohim premierat”, ka shkruar Klea Huta për ditëlindjen e motrës së saj.