Klose: Ky futbollist është 10 herë më i mirë se unë

Pavarësisht se ka pasur një karrierë të shkëlqyer, ku ka arritur të thyej dhe rekorde, Miroslav Klose, mendon se sulmuesi i Bayern Munich,Robert Lewandowski është 10 herë më i mirë se ai.

I lindur në Poloni, Klose, përfaqësojë kombëtaren gjermane, ku arriti të shënojë 71 gola në 137 paraqitje, gjithashtu ai është golashënuesi më i mirë për gjermanët në Kupat e Botës.

Në Bundesligë 41 vjeçari shënojë 121 gola.

Këtë statistikë e ka lënë në hije Lewandowski, i cili i ka shënuar 213 gola në 297 ndeshje të zhvilluara në listën për golashënuesit më të mirë në histori.

“Robert Lewandowski luan pak ngjashëm me mua, por ai është 10 herë më i mirë sesa kam qenë unë ndonjëherë. Ai është sulmues i kompletuar, i përdor të dyja këmbët, është i fuqishëm në ajër dhe ka goditje të mrekullueshme”, ka thënë Klose.

Klose u largua nga Bayerni për t’iu bashkua Lazios në vitin 2011, tre vjet para se Lewandowski të arrinte në Allianz Arena.