Me kë do bashkëpunoja! Mariza Ikonomi tregon hapur dëshirën për duet me reperin shqiptar

Mbrëmjen e djeshme Mariza Ikonomi ka qenë një ndër të ftuarat speciale në emisionin e moderuar nga Luana Vjollca: ‘Shiko kush luan’. Ndërsa edhe ishte pjesë e lojërave të shumta, Mariza nuk ka ngurruar të japë edhe përgjigje për pyetjet që i janë drejtuar.

Është pyetur lidhur me jetën private dhe nuk është treguar aspak e rezervuar por e ka pranuar publiksiht se momentalisht është beqare dhe nuk është askush në jetën e saj private.

Pavarësisht se Mariza numëron një sërë bashkëpunimesh në repertorin muzikor, ajo ka treguar se karrierës së saj i mungon një duet. “Më mungon një duet me Capital T”, ka thënë Mariza.

Mariza ka më shumë se një vit që i mungon skenës artistike dhe nuk ka bërë prurje të reja në muzikë por nuk ka nguruar aspak të shprehë dëshirën dhe ambicien e saj të rradhës.