Ja çfarë thotë policia/ Zarfet e ardhura nga Serbia shkaktojnë alergji numëruesve

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Qendrën e verifikimit të votave në Serbi, për shkak të disa problemeve që kanë shfaqur numëruesit.

Mediat kosovare raportojnë se është ndërprerë procesi i verifikimit të votave të ardhura nga Serbia, për shkak të problemit të shfaqur me zarfet, të cilat kundërmonin erë e rëndë.

Verifikuesit kanë pësuar alergji pasi kanë prekur zarfet me votat e ardhura nga Serbia dhe për pasojë jnaë helmuar 26 persona. Disa prej verifikuesve u është shfaqur alergji në duar dhe fytyrë si dhe kanë pasur temperaturë. Procesi është ndërprerë dhe nuk dihet kur do të rinisë, ndërsa personat e helmuar janë transportuar në spital.

Lidhur me këtë media ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, të cilët kanë thënë se janë duke u marr me rastin.

“Policia posedon informacionin dhe në aspektin policor jemi duke e trajtuar, ndërsa lidhur me detaje në këtë fazë adresohuni KQZ-së dhe autoriteteve shëndetësore”, ka thënë Daut Hoxha, zëdhënës i policisë.