Bottas fiton Çmimin e Madh të Japonis, Mercedes shpallet kampion bote

Nata ishte e Kuqe ndërsa agimi ishte argjendi. Valteri Bottas arriti që të fitojë Çmimin e Madh të Japonisë në Formula 1, garë e zhvilluar në pistën e Suzukas.

Filandezi i Mercedes u nis nga vendi i tretë, por bëri një start fantastik, duke i parakaluar dy makinat e Ferrarit që niseshin nga vija e parë.

Strategjia perfekte e ,Bottas, që arrin t’i mbajë pas rivalët deri në fundin e garës, i sigurojë atij fitoren e tretë sezonale dhe të gjashtën në karrierë.  Në podium u ngjitën edhe Sebastian Vettel me Ferrari e Leëis Hamilton me makinën tjetër Mercedes.

Për Mercedes fitorja e sotme do të thotë titull kampion për konstruktorë në Formula 1 për vitin 2019, i gjashti radhazi. Makina gjermane fiton kështu trofeun e parë sezonal, duke konfirmuar dominimin e saj në këtë sport.

Charles Leclerc me Ferrari u rendit në vendin e gjashtë, pas Alexander Arlon (Red Bull) dhe Carlos Sainz (McLaren). Piloti monogask bëri një gabim në start, ku pati një kontakt me Max Verstappen. Ky i fundit u detyrua të tërhiqej. Për Hamilton, që dha xhiron më të shpejtë, një tjetër hap drejt titullin të 6-të kampion.

Më herët, në orën 03:00 të mëngjesi, u zhvillua provat zyrtare, me Vettel që siguroi “pole position”, duke lënë pas Leclerc, Bottas, Hamilton, Verstappen e Albion. Provat zyrtare u zhvilluan sot për shkak të tajfunit “Hagidis”, që goditi Japoninë.