Linda Rei rikthehet në Shqipëri dhe bën namin natën vonë me VIP-at

Makeup artistja shumë e komentuar në media për deklaratat e saj dhe fotot provokuese, Linda Rei është rikthyer në Shqipëri pas disa muajsh larg vendit. Linda gjatë kësaj kohe ka jetuar në Maltë dhe nga atje ka postuar shpesh foto e video nga përditshmëria.

Me të ardhur në Shqipëri Linda është takuar me miqtë e saj dhe mbrëmjen e djeshme e ka kaluar në një nga klubet e kryqytetit në shoqërinë e këngëtares Iva Aliko dhe gazetarit Ervin Kurti.

Linda ka postuar video me të dy dhe shkruan se i kanë munguar Ervini dhe Iva.

Lindën do e shohim shumë shpejt edhe në ekran pasi ajo është parë në ambientet e "Ora News". Nuk dihet në cilin emision do shfaqet, por me siguri Linda do na zbulojë shumë se çfarë ka bërë gjatë kësaj periudhe larg ekranit./xing