Bayern Munchen nis kontaktet me Christian Eriksen

Pas Manchester Unitedit e Real Madridit, edhe Bayern Munchen do Christian Eriksen.

Sipas asaj që raporton “Sport1”, Christian Eriksen është i hapur për t’iu bashkuar kampionëve të Gjermanisë.

Mesfushori sulmues ka kontratë me Tottenhamin deri në qershor të vitit 2020 dhe për të mos e humbur me parametra zero, klubi po mendon ta shesë në janar.

Ka kohë që Reali e United e monitorojnë lojtarin, por tani edhe Bayerni e do 27-vjeçarin, madje “Sport1” raporton se gjiganti i Bundesligës tashmë ka kontaktuar mesfushorin.

Eriksen është pjesë e Tottenham që nga viti 2013. Ai ka bërë 277 paraqitje dhe ka shënuar 66 gola.